Eksportet e Shqipërisë shënojnë rritje prej 20,8 për qind
Tiranë, 25 prill - Sipas INSTAT, rritja mesatare vjetore e eksporteve arriti në 20,8 %, ndërsa rritja mesatare për importet arriti në 5,4%.
Gjatë periudhës 2010-2014, eksportet në vlerë shënuan rritje të konsiderueshme drejt Italisë, Greqisë dhe Turqisë, krahasuar me periudhën e para 2010-s.
Kështu, vjet eksportet me Italinë zunë 52 % të totalit të eksporteve nga 50,8 % që zinin në vitin 2010, me Spanjën 6,5 % të eksporteve nga 3,5 % në vitin 2010 dhe me Greqinë zunë 3,5 % të eksporteve nga 5,4 % në vitin 2010.
Me tendencën drejt rritjes së mallrave është shënuar tregu i largët Kina, ndërsa u karakterizua me luhatje Turqia, sepse pas uljes deri në vitin 2011, nisi rritjen e volumit të mallrave deri në 2014-tën.