Eksportet e Shqipërisë rritën për 38 .2 për qind
Tiranë, 25 gusht - Eksportet e Shqipërisë u rritën me 38 .2 për qind gjatë muajit gusht, krahasuar me muajin gusht të vitit 2010, bënë të ditur burime zyrtare të Institutit të Statistikave.
Sipas të dhënave, në muajin gusht të këtij viti u eksportuan 13,420 milionë lekë , ndërsa volumi i importeve llogaritet 44,746 milionë lekë mallra, me ulje 6.3 % në krahasim me korrik 2011 dhe rritje 11 për qind në krahasim me gusht 2010.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 31,326 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 4.6% krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 2.4 % krahasuar me gushtin e vitit 2010.
Tregtia me vendet e BE ze 63.1 %. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 45.5 % dhe importi 30.8 %, ndërsa me Greqinë, eksporti është 5.4 % dhe importi 10.6 %.
Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin, Austria, Belgjika, Gjermania, Kina, Kosova, etj, dhe për importin, Austria, Kina, Kosova, Rusia, Turqia, etj.
Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që eksporti i grupit \"produkte kimike dhe plastike\" u rrit 6.5 %, eksporti i grupit \"tekstile dhe këpucë\" u ul 40.7 %, \"makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi\" u ul 37.5 %, dhe grupi \"lëkurë dhe artikujt prej tyre\" u ul 35 %.
Importi i grupit \"minerale, lëndë djegëse, energji elektrike\" u rrit 34.8%, \"ushqime, pije, duhan\" u rrit 0.5 %. Importi i grupit \"lëkurë dhe artikujt prej tyre\" u ul 55.5 % dhe \"tekstile dhe këpucë\" u ul 41.6 %.
Në Gusht 2011, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 10 miliardë lekë, duke zënë 22.4 për qind ndaj totalit të importit. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 82.1 për qind, e zënë nënproduktet e naftës.