21 Prill 2025

Eksportet e Shqipërisë nuk synojnë me tregun grek

Tiranë, 4 mars - Efektet negative të krizes greke e cila duket se nuk po ndalet, po reflektohen në një rënie të dukshme të eksporteve shqiptare drejt tregut të vendit fqinj.

Një dukuri e tille konfirmohet nga të dhenat me të fundit të Institutit të Statistikave, sipas të cilave, prodhimet “Made in Albania” kanë ulur pranine e tyre në tregjet greke.

Konkretisht, të dhënat flasin për një rënie në nivelin prej 5% me në nivel vjetor, gjatë gjithë muajve te 2012-es të eksporteve shqiptare drejt Greqisë.

Ndërsa në vlerë monetare, kjo rënie është konvertuar me një nivel prej plot 9.5 miliardë lekesh. Duke folur qartë për një trend në rënie të destinacionit të Greqisë si nder parësoret për mallrat e prodhuara në Shqipëri.

Gjë e cila në fakt, nuk ka lidhje aspak me nivelin total të eksporteve “Made in Albania”, i cili shënon rritje nga viti në vit. Dhe kjo, pasi destinacioni Greqi, duket se është zëvendësuar për nga pesha e mallrave te humbura drejt tregjeve te tij, me gjetjen e tregjeve te tjera ne vendet e Bashkimit Evropian, por edhe me larg.

Cka flet kësisoj, për një rikuperim te shpejte qe ka mundur te beje ekonomia vendase, ne kërkim te tregjeve te reja për te kompensuar kete dukuri negative, e cila po ndodh pikërisht për shkak te krizës se Greqisë dhe aspak për ndonjë efekt negativ te palës shqiptare dhe prodhimeve te saj.

Ndërkaq, nëse i rikthehemi edhe njehere pjesës numerike qe referojnë shifrat e Institutit te Statistikave, mbi peshën e eksporteve te Greqisë, ndaj totalit, ato tregojne se ne fund te vitit 2012, ajo ishte vetëm 4.4%.

  Ndërsa para se ekonomia greke te zhytej ne recesion, rreth 3-4 vjet me pare, ky tregues ka rezultuar me dy-fishin e tij, pra rreth 8% e totalit. Dhe tashme, me këtë përqindje, Greqia rezulton te jete partneri i peste tregtar i Shqipërisë për eksportet, nga vendi i dyte qe zinte ne te kaluarën.

Sa u përket llojeve te bizneseve qe rezultojnë te jene goditur me shume nga rënia e eksporteve te tyre me Greqinë, mësohet se ato janë pikërisht ato te llojit fason.

Pasi ato rezultojnë se kane qene edhe me te shumtat ne numër qe kishin bashkëpunim me palën greke, për te siguruar lenden e pare te porositësit. Behet fjale për prodhime te tekstileve, kepucve etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)