20 Prill 2025

Eksportet e Shqipërisë drejt Greqisë rritën me 19 për qind

Tiranë, 2 nëntor - Eksportet shqiptare drejt Greqisë në muajin shtator u rritën me 19 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, INSTAT, shkëmbimet tregtare me Greqinë në muajin shtator të 2016-ës arritën në 41,875 milionë lekë.

Referuar të dhënave, importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-shtator arritën në rreth 33.672 milionë lekë, kur një vit më parë (2015) u importuan 32.412 milionë lekë.

Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “ushqim, pije dhe duhan” në vlerën 10.817 milionë lekë i ndjekur nga grupi “produkte kimike dhe plastike” në vlerën 5.653 milionë lekë dhe grupi “materiale ndërtimi dhe metale”. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 4.912 milionë lekëve.

Sipas INSTAT, eksportet shqiptare gjatë nëntëmujorit të këtij viti drejt Greqisë llogariten në vlerën e 8.203 milionë lekëve. Në vitin 2015 në periudhën janar-shtator, eksportet nga Greqia llogariteshin 6,833 milionë lekë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)