09 Janar 2025

Eksportet e sektorit automobilistik të Turqisë rriten me 31 për qind

Ankara, 10 prill - Prodhimi i sektorit automobilistik të Turqisë ka thyer rekordin e 7 viteve të fundit, duke realizuar një rritje me 31 për qind në periudhën janar-mars 2015, bëri të ditur sot Shoqata e Industrisë Automobilistike (OSD).

Sipas raportit vlerësues të OSD-së mbi “prodhimin, importin, eksportin dhe shitjet e marsit 2015”, prodhimi në sektorin automobilistik ka shënuar një rritje me 31 për qind gjatë tremujorit të parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-s, duke arritur në gjithsej 198 mijë copë.

Gjithnjë sipas raportit të sipërcituar, gjatë të njëjtës periudhe eksporti i sektorit automobilistik të Turqisë është rritur me 23 për qind, ndërsa eksporti i makinave me 16 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)