27 Dhjetor 2024

Eksportet e pajisjeve ushtarake nga Rusia arritën 6,5 miliardë dollarë

Moskë, 3 korrik - Eksportet e pajisjeve ushtarake nga Rusia arritën 6,5 miliardë dollarë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2012, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin duke theksuar se vendi ishte eksportuesi i dytë më i madh në botë për armë.

\"Eksportet e prodhimeve ushtarake ruse tejkalojnë 6,5 miliardë dollarë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2012, me një rritje prej 14 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar\", deklaroi ai.

\"Rusia renditet aktualisht e dyta në botë për eksportin e armëve, pas SHBA-së\", theksoi kreu i shtetit rus.

Në vitin 2011, eksportet e pajisjeve ushtarake ruse arritën 13,2 miliardë dollarë.

\"Moska është aktualisht në qendër të polemikave, pasi vendi vazhdon të furnizojë me armë Sirinë, ku revolta dhe represioni kanë shkaktuar 16 000 të vdekur\", sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)