Eksportet e Maqedonisë gjatë 4 muajve arritën 1.7 miliardë dollarë
Shkup, 7 qershor - Eksportet e Maqedonisë gjatë katër muajve të parë të këtij viti arritën në 94 miliardë denarë apo 1.7 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar një rritje prej 12.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërkohë, importet u rritën me 11.2 për qind, duke arritur në 129.3 miliard denarë, sipas një deklarate të Zyrës së Statistikave të Maqedonisë të publikuar të martën.
Në prill, eksportet maqedonase u rritën me 5.1 për qind, duke kapur vlerën e 23.9 miliard denarëve, ndërsa importet me 2 për qind, duke arritur në 33.3 miliard denarë.
Rritje më të madhe të eksportit patën kryesisht pjesët për motorat e automjeteve, avionëve ose anijeve, si dhe hekur-nikeli dhe veshjet.
Ndërkohë, Maqedonia importoi platin dhe aliazhe të tij, naftë dhe energji elektrike.
Të dhënat tregojnë se partnerët kryesorë tregtarë të Maqedonisë në periudhën janar-prill ishin Gjermania, Britania, Greqia, Serbia dhe Bullgaria.