Eksportet e Kinës në 2012 pritet të rriten 10 për qind
Pekin, 6 shkurt - Në sfondin e shtimit të pasigurisë ekonomike në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina pret që eksportet e saj në vitin 2012 të mos kalojnë në një situatë të keqe.
Eksperti i njohur i ekonomisë, Fan Gang, thotë se në vitin 2012 eksportet do të vazhdojnë rritjen prej 10 për qind .
Fan Gang tha se ekonomitë europiane dhe amerikane do të vazhdojnë rënien gjatë 5 apo 8 viteve të ardhshme, por rritja e tyre ekonomike nuk do të jetë negative.
Sipas Fan, edhe pse GDP-a globale u ul afro 50 për qind , ajo nuk do të ndikojnë shumë eksportin e Kinës.
Këtë vit parashikohet që ekonomia në vendet në zhvillim do të vazhdojë rritjen e fortë, çka është një element pozitiv për eksportin e Kinës.