04 Janar 2025

Eksportet e Kinës bien për 126 miliardë dollarë

Pekin, 9 mars - Eksportet e Kinës ranë me 25 për qind në shkurt, ndërkohë që importet regjistruan gjithashtu rënie, nën efektin e një klime ndërkombëtare të zymtë dhe të zvogëlimit të vazhdueshëm të aktivitetit të ekonomisë së dytë botërore.

Eksportet e gjigantit aziatik, fuqia kryesore tregtare e planetit, ranë muajin e kaluar me 25,4 për qind në një vit ose 126,1 miliardë dollarë.

Kjo rënie e jashtëzakonshme, më e forta e regjistruar që nga maji 2009, habiti tregjet dhe analistët të cilët parashikonin një rënie, të konsiderueshme, prej 14,5 për qind, pas rënies prej 11,2 për qind në janar.

Ndërkohë që tregtia e jashtme mbetet shtylla e modelit të saj ekonomik, Kina goditet nga dobësimi i tregtisë ndërkombëtare dhe të një kërkese në rënie të partnerëve tregtar, shpjegojnë ekspertët e bankës ANZ.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)