21 Dhjetor 2024

Eksportet e Gjermanisë u rritën me 14 për qind

Berlin, 10 shkurt - Eksportet e Gjermanisë në vitin 2021 arritën në 1 trilion e 375,5 miliardë euro, duke u rikuperuar nga tronditja e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në vitin 2020, pavarësisht mungesave serioze të materialeve për prodhimin dhe ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit global.

Enti Federal i Statistikave të Gjermanisë (Destatis) ka publikuar të dhënat e përkohshme të tregtisë së jashtme të Gjermanisë për dhjetorin e vitit të kaluar dhe për vitin 2021.

Eksportet e rregulluara sezonale dhe kalendarike në vend vitin e kaluar u regjistruan si 1 trilion e 375,5 miliardë euro dhe importet 1 trilionë e 202,2 miliardë euro. Suficiti tregtar i jashtëm i vendit, nga ana tjetër, shënoi 173,3 miliardë euro.

Krahasuar me një vit më parë, në vitin 2021, eksportet e vendit të përshtatura sezonale dhe kalendarike u rritën me 14 për qind krahasuar me vitin 2020, viti i parë i pandemisë së COVID-19 ku importet u rritën me 17,1 për qind.

Destatis theksoi se eksportet janë 3,6 për qind mbi nivelin e vitit 2019 para krizës së COVID-19, ndërsa importet ishin 8,9 për qind më të larta.

Ndërsa 747,3 miliardë euro nga eksportet e Gjermanisë vitin e kaluar ishin drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE), 638,4 miliardë euro importe u bënë nga BE. Krahasuar me vitin 2020, ka pasur një rritje prej 17,6 për qind të eksporteve drejt vendeve të BE-së dhe 16,8 për qind të importeve.

Në vendet jashtë BE-së janë realizuar eksporte prej 628,1 miliardë euro dhe importe prej 563,7 miliardë euro. Eksportet e vendit në këtë kategori janë rritur me 10 për qind dhe importet me 14 për qind krahasuar me vitin 2020.

Kërkesa për produktet "Made in Germany", veçanërisht nga SHBA-ja, është rritur vitin e kaluar. Eksportet drejt ekonomisë më të madhe në botë u rritën me 18 për qind në 122,1 miliardë euro.

Eksportet drejt Kinës, ekonomia e dytë më e madhe në botë, u rritën me 8,1 për qind në 103,6 miliardë euro, ndërsa eksportet në Francë u rritën me 12,6 për qind në 102,3 miliardë euro.

Në vitin 2021, shumica e importeve janë bërë nga Kina. Nga Kina u importuan mallra me vlerë 141,7 miliardë euro, me një rritje prej 20,8 për qind krahasuar me një vit më parë.

Eksportet e Gjermanisë drejt Turqisë u ulën me 1,4 për qind në vitin 2021 dhe arritën në 21 miliardë e 315 milionë euro. Në të njëjtën periudhë, importet e Gjermanisë nga Turqia u rritën me 19,2 për qind në 18 miliardë e 538 milionë euro.

Në vend, eksportet e rregulluara sezonale dhe kalendarike u regjistruan si 120,3 miliardë euro në dhjetor 2021 dhe importet 113,5 miliardë euro. Eksportet e rregulluara sezonale dhe kalendarike u rritën me 0,9 për qind dhe importet me 4,7 për qind në dhjetor krahasuar me nëntorin. Suficiti i llogarisë korente të Gjermanisë u rrit me 13 miliardë euro në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020, duke arritur në 247,4 miliardë euro.

Analistët presin që pengesa për furnizimin e paraprodukteve kryesore si gjysmëpërçuesit dhe lëndët e para të lehtësohet këtë vit, duke thënë se librat e plotë të porosive nga kompanitë industriale gjermane ofrojnë një bazë të mirë për rritjen e mëtejshme të eksportit.

Analistët deklaruan gjithashtu se sa e fortë do të jetë rritja e eksporteve gjermane këtë vit varet nga zhvillimi i variantit Omicron të COVID-19 dhe relaksimi në zinxhirët e furnizimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)