22 Dhjetor 2024

Eksportet dhe importet e Bashkimit Evropian shënojn rritje

Bruksel, 17 shtator - Eksportet dhe importet e Bashkimit Evropian (BE) janë rritur në nivel vjetor në muajin korrik, gjegjësisht me 10.3 për qind dhe 18.7 për qind, treguan sot shifrat zyrtare.

Eksportet e bllokut prej 27 anëtarësh arritën në 186.1 miliardë euro ndërsa importet në 170.4 miliardë euro, theksoi autoriteti statistikor Eurostat.

Kursi mesatar i këmbimit euro/dollar amerikan ishte 1.18 në muaj.

Bilanci tregtar i Unionit regjistroi bilanc pozitiv prej 15.7 miliardë euro, nga 25.1 miliardë euro në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Tregtia brenda BE-së po ashtu është rritur me 15.8 për qind në 277.7 miliardë euro në nivel vjetor në korrik.

Gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, eksportet e BE-së u rritën me 13.2 për qind në 1.23 trilionë euro ndërsa importet u rritën me 14.7 për qind për të arritur në 1.13 trilionë euro.

Kina ka qenë partneri kryesor tregtar i bllokut në periudhën janar-korrik, me 130.7 miliardë euro importe nga Unioni dhe 246.5 miliardë euro eksporte.

Bilancet tregtare treguan se BE-ja ka pësuar deficitin më të madh me Kinën, 115.8 miliardë euro dhe suficitin më të lartë me SHBA-në, 98.2 miliardë euro gjatë së njëjtës periudhë.

Turqia është partneri i gjashtë më i madh tregtar i BE-së gjatë periudhës katër mujore me 43.6 miliardë euro importe nga unioni dhe 45 miliardë euro eksport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)