Eksportet amerikane në Kinë gjatë 2011, priten 100 miliardë dollarë
Washington, 14 janar - Kina i ofroi SHBA-së dhe botës shanse të mëdha ekonomike dhe marrëdhëniet ekonomike midis tyre, paraqesin shanse të përbashkëta, tha Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner.
Në prag të vizitës së Kryetarit të Kinës Hu Jintao në SHBA, Geithner, mbajti njw fjalimin në Universitetin John Hopkins, mbi marrëdhëniet ekonomike midis Kinës dhe SHBA-së.
\"Megjithëse SHBA-ja dhe Kina janë konkurrente në shumë fusha, forca e tyre ekonomike paraqet leverdi reciproke\"- tha Geinther.
Sipas tij, në vitin 2011, eksporti i SHBA-së në mallra dhe shërbime drejt Kinës, ka mundësi t\'i kalojë 100 miliardë dollarët. Shpejtësia e rritjes së eksportit të SHBA-së në Kinë është dy herë në krahasim me në vende të tjera.
Sekretari amerikan i Thesarit, thotë gjithashtu se Kina kërkon ndihmën e SHBA-së, dhe SHBA-ja fiton nga zhvillimi i shpejtë i marrëdhënieve ekonomike me Kinën.