26 Dhjetor 2024

Ekonomia informale në Bullgari rritet në 40 për qind

Sofje, 7 qershor - Një studim i fundit paraqet një imazh tronditës të përmasave të ekonomisë informale në Bullgari: Biznesi informal përbën 40% dhe gjendja nuk është përmirësuar me antarësimin në BE.

Mes viteve 2009 dhe 2012 pothuajse gjysma e rendimentit ekonomik në Bullgari është realizuar nga ekonomia informale.

Ky është rezultati shokues i një studimi, i realizuar nga Lidhja bullgare për Kaputalin e Industrisë në kuadër të projektit \"Kufizim dhe parandalim i aktivitetit paralel të padeklauruar ekonomik\".

Studimi u financua nga Bashkimi Evropian. Në sektorin e ndërtimit, turizmit dhe të shëndetësisë, sipas studimit deri në 70% e të gjitha rendimenteve realizohen duke anashkaluar shlyerjen e detyrimeve tatimore.

Sa pë rkrahasim: Në mesin e viteve 1990 Banka Botërore konstatoi një kuotë prej 36% të biznesit informal në ekonominë bullgare në tërësi. Kësisoj qysh atëherë ky vend renditej fare lart direkt pas Gjeorgjisë në listën famëkeqe të klasifikimit të vendeve të Evropës Juglindore.

Pas antarësimit të Bullgarisë në BE në fillim të 2007 gjendja në Bullgari nuk u përmirësua: përkundrazi sot kuota e biznesit të padeklaruar është rreth 40%.

Sidoqoftë, sipas të dhënave të Ministrisë bullgare të Financave, gjendja nuk është aq shqetësuese sa mendohet. Në vitin 2011 ajo ka konstatuar një kuotë prej 20% të aktivitetit të padeklaruar ekonomik.

Megjithatë një analizë e financuar nga fondacioni gjerman \"Friedrich Ebert\" këto të dhëna vihen në pikëpyetje.

Në Bullgari nuk ka shifra të besueshme lidhur me tri format më të shpeshta të shfaqjes së ekonomisë ilegale: rendimenti ekonomik, përme stë cilit shmangen tatimet dhe nuk paguhen detyrimet sociale, tregu i zi, ku biznesi kryhet me mallrat dhe shërbimet e prodhuara ilegalisht si dhe ekonomia e pagës në natyrë dhe shkëmbimit.

Përveç kësaj në Bullgari lidhjet e aktivitetit të padeklaruar ekonomik me kriminalitetin e organizuar nuk janë hulumtuar, në këtë përfundim arrin analiza e fondacionit \"Friedrich Ebert\".

Madje edhe në qendrën e kryeqytetit bullgar, Sofje sot mund të blesh pothuajse gjithçka pa faturë. Kontrollet e policisë tatimore duket se nuk kanë efekt pozitiv. Nëse nuk ndihen të sigurtë tregtarët largohen menjëherë duke e braktisur mallin.

Kriza është një impuls shtesë për nxitjen e aktivitetit ilegal ekonomik, vëren Emiliyan Abadshiev, drejtor i formës Metro në Bullgari. Në një treg në tkurrje shumë sipërmarrës preferojnë të punojnë duke iu shmangur tatimeve, gjë që dëmton konkurrencën, konstaton drejtuesi i koncernit gjerman në Bullgari.

\"Biznesi ilegal ia rrëmben konsumatorin aktorëve të biznesit të ndershëm duke bërë gjithashtu që investotorët të largohen nga vendi\", ankohet ai.

\"Një shembull nga përvoja ime me Metro në Bullgari: Përpara një vitit kryeministri Boiko Borisov kërcënoi me sanksione masive prodhuesit dhe tregtuesit e alkoolit ilegal. Menjëherë pas kësaj shitjet e pijeve alkooloke në dyqanet e Metro brenda një dite u rritën me 40%.\"

Shefi i Metro në Bullgari është i bindur, se tranzicioni i vendit në ekonominë e lirë të tregut ende nuk ka përfunduar, sepse edhe pas 20 vjetësh ende nuk ka rregull atë qarta. Në Bullgari interesi i përgjithshëm rëndom ndodhet nën hijen e interesit privat.

Si rezultat i aktivitetit të padeklaruar ekonomik që po lulëzon shtetit i mungojnë në vit qindra milionë euro si të ardhura nga tatimet. \"Kur të ardhurat nga tatimet janë të ulëta, atëherë ka mungesa kudo - në sektorin e shëndetësisë, në sistemin e arsimit dhe në infrastrukturë\", kritikon Emiliyan Abadshiev.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)