"Ekonomia e Pyjeve", tërhiqet nga Vala 45 e privatizimit
Prishtinë, 30 gusht - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërheqë sot nga Vala e 45-të e Privatizimit, Ndërmarrjen e Re Ndërtesa Administrative Ekonomia e Pyjeve Viti SH.P.K..
Kjo ndërmarrje ishte paraparë të privatizohet me datë 8 Shtator përmes Valës 45, bashkë me 18 ndërmarrje të tjera të reja të krijuara nga 16 ndërmarrje shoqërore.
Tërheqja e kësaj ndërmarrjeje nga privatizimi përmes Valës 45 është bërë për çështje kadastrale.