Ekonomia e Pyjeve Ferizaj tërhiqet nga vala 45 e privatizimit
Prishtinë, 7 shtator - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka tërheqë sot nga Vala e 45-të e Privatizimit, Ndërmarrjen e Re Ndërtesa Administrative Ekonomia e Pyjeve Ferizaj SH.P.K..
Kjo ndërmarrje ishte paraparë të privatizohet me datë 8 Shtator përmes Valës 45, bashkë me 17 ndërmarrje të tjera të reja të krijuara nga 16 ndërmarrje shoqërore.
Tërheqja e kësaj ndërmarrjeje nga privatizimi përmes Valës 45 është bërë për çështje kadastrale.