08 Janar 2025

Egjipti nënshkruan kontrata për blerjen e armëve me Rusinë

Kajro, 22 gusht - Rusia dhe Egjipti kanë nënshkruar disa kontrata për blerjen e armatimeve që arrijnë shumën 3 miliardë dollarë.

Të dy palët kanë nënshkruar kontrata që e kalojnë shumën e 3 miliardë dollarëve të cilat fokusohen në blerjen e avionëve gjuajtës MiG-29M/M2 të sistemeve të mbrojtjes antiajrore të llojeve të ndryshme të helikopterëve Mi-35 dhe armatime të tjera ruse bëjnë ditur mediat duke cituar burime të brendshme të industrisë së mbrojtjes ruse.

Këto blerje duhet të financohen nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky njoftim vjen pas bisedimeve në Moskë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të Egjiptit Abdul\'Fetah Sisi.

Në kuadër të vizitës së presidentit Sisi, Rusia dhe Egjipti njoftuan në veçanti se të dy vendet do të përshpejtojnë “bashkëpunimin ushtarak dhe ushtarako-teknik” pa dhënë detaje të mëtejshme.

Rusia, një nga eksportuesit kryesorë të armëve në botë, shpreson të forcojë bashkëpunimin ushtarak me partnerin e saj Egjiptin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)