23 Dhjetor 2024

Edhe Grekët synojnë tregun e Kosovës

Prishtinë, 26 gusht - Pas rrethanave të reja të krijuara pas reciprocitet një numër i kompanive nga vende të ndryshme po synojnë që të zëvendësojnë produktet që deri tani janë importuar nga Serbia.

Për këtë Kosovën, përkatësisht Odën Ekonomike të Kosovës, të premten e ka vizituar një delegacion tjetër biznesi. Për këtë delegacion nga Greqia, kryetari i Odës Ekonomike së Kosovës, Safet Gërxhaliu ka pohuar se bashkëpunimi ekonomik paraqet një hap drejt bashkëpunimit politik mes dy vendeve.

Kontaktet afariste me vendet e ndryshme rajonale kanë vazhduar edhe sot. Oda Ekonomike, pas delegacioneve nga Bullgaria, Maqedonia e Kroacia, organizoi sot  një takim me afaristë nga Greqia, të cilët I ftoi për investime. Kryetari Safet Gërxhaliu ka theksuar se bashkëpunimi ekonomik i paraprinë atij politik.

“Si Odë Ekonomike mendojmë që bashkëpunimi ekonomik është një rrugë dhe mundësi që hap perspektivë të bashkëpunimit politik”, ka pohuar ai.

Sipas tij delegacionet e tilla sikur ky nga Greqia dhe të tjera që do të vijnë në të ardhmen nga Greqia do ta lehtësojnë edhe dialogimin dhe gjetjen e mundësive për zgjidhje të çështjeve politike që është shumë me rëndësi për avancimin e marrëdhënieve të dyja vendeve.”


Nga ana e tij, përfaqësuesi i delegacionit ekonomik nga Greqia Jean Nini, ka vlerësuar se afërsia gjeografike është një shans që duhet shfrytëzuar.

“Unë shpresoj që të hapet një faqe e re mes dy vendeve sepse Kosova dhe Greqia, janë shumë afër, vetëm dy orë e gjysmë, andaj ne mund të bëjmë shumë biznese dhe me shpenzime shumë të ulëta. Sepse në biznes, në eksport e import një gjë shumë e rëndësishme është edhe transporti.

Importi nga Greqia vitin e kaluar, sipas të dhënave të Odës ka qenë në vlerë prej mbi 120 milionë euro, përderisa eksporti ka qenë shumë i ulët.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)