17 Maj 2024

“Ecotrade” në Kosovë sjell përvojat evropiane

Prishtinë, 17 maj - Kompania “Ecotrade” nga Prishtina është duke e bërë një punë të madhe në fushën e energjetikës dhe të minierave. Kjo nuk duket vetëm përmes 10 milionë eurove, sa ka qarkullim vjetor, por se ajo rreth vetes ka lidhë kompanitë më me renome në Evropë për prodhimin e pajisjeve për këto degë. 

Ajo, njëkohësisht  është në përpjekje që për punët që kryen maksimalisht t’i shfrytëzoj potencialet vendores, si ato materiale, ashtu edhe njerëzore. Këto informata të enjten i prezantoj Mehdi Zhugolli, menaxher gjeneral, para një grupi të udhëheqësve të Odes Ekonomike të Kosovës, të prirë na Safet Gërxhaliu,  kryetar, të cilët e vizituan kompaninë “Ecotrade”.

“Kemi aritur që pos krijimit të besimit për punët që bëjmë, të sigurojmë edhe përfaqësimin e prodhuesve më me renome në Evropë, një numër i të clave tradicionalisht kanë qenë të pranishëm në tregun kosovar. Ndër tjerash, përfaqësojmë “Tyssen Gruop”, FAG, “Tacraff”, “Kamatsu”, si edhe dhejtra kompani të tjera. Këtë e kemi arritur vetëm përmes cilësisë, korrektësisë dhe besimit që kemi krijuar te këta prodhues\".

\"Ne nuk kemi problem të marrim prodhimet e tyre, madje për këtë nuk duhet të pauajmë paradhënie, e as të ofrojmë garancion bankar.  Kjo është edhe njëra prej arsyeve që na bënë konkurrent në tregun e energjetikës dhe të minierave”, tha fillimisht Mehdi Zhugolli.

Njëkohësisht, këtë relacion ai e ka shfrytëzuar që pa asnjë kompensim inxhinierë të profileve të ndryshme të bëjnë trajnime atje ku prodhohen pajisjet që duhet të montohen në  Kosovë. Krahas kësaj, synim i përhershëm i kësaj kompanie është angazhimi sa më i madh i potencialeve vendore, si duke angazhuar kuadrat ë profileve të ndryshme, po ashtu edhe kompani që  ofrojnë cilësi dhe korrektësi për punët që iu besohen.

“Jemi në kërkim të vazhdueshëm të kompanive që mund të na përcjellin. Pa hezitim, do t’ua ofrojnë mundësinë secilit që e meriton, aq sa kemi kapacitete.  Mirëpo, për të arritur këtë nga investitorët kërkojmë që të respektojnë “fair play” dhe garë të ndershme me rastin e besimit të punëve”, ka shtuar Zhugolli.

Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK-ut, fillimisht përgëzoj menaxherin e  kësaj kompanie për punën e madhe që po bënë që vërehet nga përkushtimi i lartë profesional ndaj secilës punë që u është besuar.

“Po të mos ishte ky përkushtim nuk do të kishit arritur të siguroni përfaqësimin e prodhuesve më të madhej të pajisjeve për energjetikë dhe xehetari.  Sado që një numër i tyre për një kohë të gjatë janë të pranishëm në këtë treg, por duket se ‘Ecotrade’ ka arritura ta avancojë këtë bashkëpunim dhe ate ta kanalizoj në forma më të avancuara dhe më dobiprurëse për vendin.

\"Por, nuk duhet të mungoj angazhimi që përvojat e këtyre kompanive t’i bartni në vend, qoftë duke aftësuar njerëz, apo edhe duke bartur këtu ndonjë program prodhues të tyre.  Në këtë rast nuk do të ndihmoni vetëm që një sasi e parave të dedikuara për import të mbesin në Kosovë, por edhe të angazhohen të potencialet që ka vendi.\"

\"Shfrytëzimi i tyre është i mundshëm vetëm përmes kompanive vendore.  Edhe ne në Odën Ekonomike të Kosovës jemi të orientuar që të shërbejmë si  urë lidhëse ndërmjet biznese vendore.  Që ato të jenë sa më të ndërlidhura dhe në këtë mënyrë në treg  të dëshmojnë vlerat e tyre  afariste”, tha z. Gërxhaliu.

Kryetari i OEK-ut njëherit kërkoj që të investohet sa më shumë mund për ngritjen profesionale të  kuadrove të reja, posaçërisht  përmes kompanive si “Ecotrade”, e cila ka një bashkëpunim të ngushtë me prodhuesit me renome në  Evropë e më gjërë.

“Energjetika dhe xehetaria janë degët bartëse për zhvillimin vendit. Por, kjo nuk mund të bëhet,nëse nuk kemi potencial njerëzor kreativ dhe inovativ”, tha në fund z. Gërxhaliu.

Kompania “Ecotrade”  në marrëdhënie të përhershme pune ka 21 punëtorë, kryesisht inxhinierë, ndërsa ky numër rritet varësisht nga vëllimi i punëve që ka.  Krahas tregut kosovar, ajo tash është duke u zgjeruar edhe në  Kroaci, ku është në proces të themelimit të kompanisë, e cila do të jetë degë e asaj në Prishtinë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)