Dyqanet Lux, tërhiqet nga Vala e 49 e privatizimit
Prishtinë, 6 prill - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka tërhequr sot nga Vala 49 e Privatizimit, Ndërmarrjen e re Dyqanet Lux SH.P.K.
Kjo ndërmarrje ishte paraparë të privatizohet me datë 13 prill përmes Valës 49, bashkë me 11 Ndërmarrje Shoqërore (NSH), prej të cilave janë krijuar 12 Ndërmarrje të Reja (Ndër. të Reja).
Vala e 49 do të mbahet me datë 13 prill.