24 Dhjetor 2024

Dy bursat japoneze marrëveshje për shkrirjen e tyre

Tokio, 20 nëntor - Dy bursat kryesore japoneze arritën një marrëveshje për shkrirjen e tyre deri në janar 2013, duke krijuar kështu tregun e dytë më të madh të bursës në botë, njoftuan disa gazeta japoneze.

Presidenti i Tokyo Stock Exchange, TSE dhe ai i Osaka Securities Exchange, OSE, arritën dje një marrëveshje në parim për këtë shkrirje, bën të ditur e përditshmja ekonomike "Nikkei", që citon burime të paidentifikuara.

Dy tregjet e bursave do të bashkojnë aktivitetet e tyre në vitet pas shkrirjes, duke u riorganizuar në katër njësi të specializuara sidomos në aksionet dhe produktet që rrjedhin prej tyre, shtoi "Nikkei" dhe gazeta "Yomiuri".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)