27 Dhjetor 2024

Duma miraton hyrjen e Rusisë në OBT

Moskë, 12 korrik - Dhoma e ulët e parlamentit rus (Duma) miratoi hyrjen e vendit në Organizatën Botërore të Tregtisë, prej kohësh një objektiv i udhëheqësve të Kremlinit.
 
Kur ligji të miratohet edhe nga Dhoma e sipërme dhe presidenti Vladimir Putin t’a nënshkruaj atë, Rusia zyrtarisht do të bëhet anëtare e OBT-së 30 ditë pas nënshkrimit.
 
Anëtarësimi në OBT ka qenë një objektiv kryesor për Rusinë që nga koha e Bashkimit Sovjetik që u shpërbë 20 vjet më parë.
 
Anëtarët e OBT-së kishin bllokuar anëtarësimin e Rusisë për shkak të shqetësimeve të drejtave të njeriut dhe mosmarrëveshjeve rajonale të tregtisë. Rusia u lejua për t\'u bashkuar pas një marrëveshjeje të arritur me OBT-në dhjetorin e kaluar.
 
Por disa politikanë rusë janë kundër anëtarësimit. Ata thonë se ky hap kërkon uljen e tarifave për disa mallra të importuara, pa krijuar mundësi për rifitimin e të ardhurave nga kjo humbje.

Dhoma e ulët e parlamentit rus miratoi hyrjen e vendit në Organizatën Botërore të Tregtisë, prej kohësh një objektiv i udhëheqësve të Kremlinit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)