Drejtori Rafuna takon homologun estonez
Talin, 25 maj - Drejtori i përgjithshëm Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna është duke qëndruar për vizitë punë në Talin të Estonisë. Aty ka pasur një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Taksa dhe Doganë të Estonisë Marek Helm.
Sot gjatë takimi zyrtar të mbajtur në mes te dy drejtorve, u diskutuan çështje e ndryshme doganore siç janë bashkëpunimi i dy administrateve si dhe procesi i bashkimit të dy administrateve, asaj tatimore dhe doganore, gjë që Estonia e ka kaluar kohë më parë.
Gtjithashtu temë tjetër e diskutimit ishte edhe bashkepunimi në fushën e antarsimit në organizatat ndërkombtare, respektivisht ndihma e Estonisë në këtë çështje.
Takimi u karakterizua me frymën miqësore dhe dy drejtorët u zotuan për thellimin e bahkëpunimin në mes të dy administrateve në të ardhmën.