07 Janar 2025

Draft-ligji për investime strategjike sjellë investime në Kosovë

Prishtinë, 1 tetor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim përfaqësuesin rezident të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, të cilit i uroi punë të mbarë në Kosovë.

Përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen, shprehu interesimin e tij rreth implementimit të projekteve me interes kapital për vendin, përfshirë projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive si dhe Ligjin për Investime Strategjike.

Me këtë rast, ministrja Bajrami e ka njoftuar Vermeulen rreth aktiviteteve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe për hapat e ndërmarrë në ngritjen e kapaciteteve në agjencitë, si në: Agjencinë e Metrologjisë, Agjencinë e Akreditimit dhe Agjencinë e  Standardizimit, si dhe  në Inspektoratin e Tregut të MTI-së.

Ministrja Bajrami e informoi Vermeulen rreth Projektit të Zhvillimit të Qendrës Turistike të Brezovicës.

Ajo e siguroi z.Vermeulen se Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbështesë projektin dhe të realizojë obligimet e qeverisë, që dalin nga kontrata e nënshkruar.

Ministrja e njoftoi atë edhe për Skemën e Garantimit të Kredive, ku do të lehtësohet qasja në financa për bizneset, duke siguruar garanci kolaterali deri në 50%.

Ajo bëri të ditur se tashmë është finalizuar Draft-ligji për investime strategjike, i cili do të krijojë lehtësira dhe mundësi më të mira për investime si dhe do të mundësojë negocimin me investitorë strategjikë për të sjellë investime në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)