Dorëshkrimet e Lennonit shiten për 2.9 milionë dollarë
Londër, 5 qershor - Dorëshkrime origjinale dhe vizatime të bëra nga ish këngëtari i The Beatles, John Lennon, të bëra enkas për dy libra që ai i ka shkruar në mesin e viteve të 60-ta, janë shitur për 2.9 milionë dollarë të mërkurën.
Kjo shifër është dy herë më e madhe se sa vlerësimi paraprak, në shtëpinë e ankandeve të Sotheby-s, raporton Reuters.
Të gjitha 89 pjesët në ankand, marr nga libri In his Own Write të vitit 1964 dhe librit A Spaniard in the Works të vitit 1965 janë blerë nga të interesuarit.
Pjesa më e shtrenjtë që u shit në këtë ankand është The Singularge Experience of Miss Anne Duffield, dorëshkrimi i parodisë së Lennonit për Shelrock Holmes që ishte pjesë e librit A Spaniard in the Works.
Kjo pjesë u shit për 209 mijë dollarë.
Lennon ka vdekur më 1980, në moshën 40 vjeçare pasi ai u qëllua me armë në New York.
Kolekcioni u shit nga botuesi britanik i Lennonit, Tom Maschler i cili e kishte nxitur atë që ti shkruante këto libra.