Dollari rritet ndjeshëm pas njoftimit për vrasjen e Bin Ladenit
New York, 2 maj - Kartëmonedha e gjelbër u rrit ndjeshëm pas njoftimit për vrasjen e kreut të rrjetit terrorist al-Kaeda, Osama bin Laden.
Euro vlerësohet aktualisht 1,4771 dollarë, deri në orën 03:15 GMT, kundrejt 1,4864 dollar pak përpara orës 01:00 GMT.
Dollari u vlerësua 81,66 jen në orën 03:15 GMT, kundrejt 80,96 dy orë më parë.