24 Dhjetor 2024

Dollari rritet ndërsa Euro bie

Bruksel, 7 tetor - Monedha e përbashkët europiane humbi terren ndjeshëm gjatë ditëve të fundit kundrejt dollarit gjatë javës së fundit si pasojë e frikës së investitorëve nga kriza e borxheve sovrane në Greqinë e vendeve të tjera të Eurozonës, ndërsa në tregun shqiptar euro qëndroi në të njëjtat kuota kundrejt lekut me dollarin në forcim të shpejtë.

Euro u këmbye me 1.32 dollarë gjatë ditës së djeshme, pasi pati rënë deri në 1.31 dollarë të martën. Euro qe këmbyer për 1.35 dollarë vetëm një javë më parë ndërsa në tetë muajt e fundit euro ka rënë nga kuota 1.45 USD në 1.32.

Sipas agjencisë “Reuters”, euro po vuan nga mungesa e një marrëveshjeje të besueshme për shpëtimin e Greqisë nga falimenti, si dhe nga frika e investitorëve se Eurozona po hyn në një recesion të dytë.

Vlerësimi i borxhit publik italian nga Agjencia Moody’s u ul me tri pikë njëherësh, ndërsa Franca dhe Belgjika njoftuan se do të ndihmojnë me para bankën “Dexia”, një nga më të rëndësishmet në kontinent.

Aktualisht, tregtarët e valutave nëpër botë raportohet se po vënë baste si për një zhvlerësim të mëtejshëm të euros, ashtu edhe për një forcim të saj, gjë që do të varet nga ecuria e krizës greke.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)