10 Janar 2025

Dollari rritet ndaj euros

Frankfurt, 5 qershor - Dollari amerikan ka avancuar krahasuar me monedhat e tjera kryesore si dhe ndaj euros, ndërkohë investuesit janë fokusuar në mbledhjen e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) lidhur me politikat monetare.

Politikbërësit e BQE-së do të takohen të enjten për të diskutuar rreth politikave monetare, ndërkohë që analistët e tregut presin që kjo bankë të ulë më tej normat e interesit ose të ndërmarrë masa nxitëse dhe lehtësuese për të luftuar deflacionin në Europë, që ndërhyn tek euro.

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane,Mario Draghi ka deklaruar ditët e fundit se fuqizimi i euros po pengon përpjekjet e BQE-së për të rritur inflacionin.

Zyra Europiane e Statistikave, EUROSTAT njoftoi se inflacioni në eurozonë ka rënë me 0.5 për qind gjatë muajit maj, krahasuar me 0.7 për qind në prill, shumë më poshtë se objektivi prej 2 për qind i caktuar nga BQE.

Ndërsa në shkëmbimet tregtare të bursës së New Yorkut, euro shënoi një rënie nga 1.3599 deri në 1.3623 dollarë, krahasuar me sezonin e kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)