Dollari në nivelin më të ulët të 15 mujave të fundit
New York, 15 shkurt - Dollari amerikan i thelloi akoma edhe më tej humbjet e tij mëngjesin e kësaj të enjtje, duke shënuar njëkohëssiht edeh nivelin e tij më të ulët në këto 15 muajt e fundit.
Ai ra poshtë nivelit prej 106.725 dollarë amerikanë për jen të shënuar nëj ditë më parë, duke u këmbyer sot me 106.30 USD për jen, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej nëntorit të 2016.
Një nivel i tillë shënoi një rënie me 3.8 për qind në krahasim me nivelin e lartë prej 110.50 dollarë ameriaknë për jen të shënuar në fillim të shkurtit.
Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit shënoi një rënie me 0.3 për qind, duke shkuar në 88.879 .DXY, pas një humbjeje prej 0.6 për qind të shënuar gjatë një ditë më parë.
Dollari australian shënoi mëngjesin e ditës së sotme nivelin e tij më të lartë të këtyre muajve të fundit, duke u këmbyer me 0.7946 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ndërsa monedha euro u rrit me 0.1 për qind kundrejt dollarit ameriakan, duke u këmbyer me 1.2459 euro për dollarë amerikanë. Një ditë më parë ajo shënoi një rritje me 0.8 për qind kundrejt dollarit amrikan.
Sterlina ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt dollarit ameriakn. Ajo u këmbye me 1.4004 sterlina për dollarë amerikanë.