Dollari dhe euro hiqen nga përdorimi në tregtinë e jashtme të Iranit

Teheran, 15 janar - Në bazë të vendimit të grupit ekonomik të punës së qeverisë iraniane do të ndryshojë sistemi i regjistrimit të porosive tregtare.
Kështu deklaroi Sejed Shamsudin Huseini, ministri i ekonomisë dhe financave, i cili duke folur mbi sanksionet e Amerikës dhe BE mbi Iranin, vuri në dukje se këto sanksione u bënë shkak që Banka Qendrore e Iranit me shpejtësi të kthej rezervat valutore në euro dhe ar.
Ndër të tjera ai theksoi se shkëmbimet tregtare me disa vende për shkak të ndryshimit të valutës janë bërë disi me vonesë.