Dollari bie në nivelin e tij më të ulët
New York, 24 nëntor - Dollari amerikan shënoi nivelin e tij më të ulët në dy muajt e fundit ku u këmbye me 111.07 dollarë amerikanë për jen, niveli i tij më i ulët që prej 18 shtatorit të këtij viti.
Edhe indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve kryesorë ishte në nivelin e tij më të ulët gjatë këtij muaji, në 93.216 .DXY.
Monedha euro avancoi me 0.1 për qind dhe u këmbye me 1.1830 euro për dollarë amerikanë, duke iu afruar niveli të saj më të lartë të shënuar gjatë këtij muaji, atij prej 1.1862 euro për dollarë amerikanë.