Dollari amerikan rritet ndaj euros
Frankfurt, 12 mars - Dollari amerikan u rrit ndaj euros të premten pasi zyrtarë të Bankës Qendrore Europiane njoftuan ndërmarrjen e më shumë planeve stimuluese në të ardhmen.
Erkki Liikanen i Këshillit Mbikëqyrës tha se bankës po i mbarojnë mjetet për të mbështetur ekonominë, por do të vazhdojë ta bëjë këtë deri sa të arrijë objektivin për inflacionin në nivelin e synuar prej 2 për qind.
Menjëherë pas deklaratës monedha e përbashkët ra me 0.17 për qind kundrejt dollarit.
Më herët euroja ra me 1.8 për qind kundrejt dollarit amerikan pasi guvernatori i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi tha se së shpejti mund të ndalojë ulja e normës së interesit.
Deklaratat e tij erdhën pasi banka uli normën bazë të interesit me 5 pikë bazë duke e zbritur të enjten në nivelin më të ulët historik.