Dogna e Kosovës dhe Shqipërisë intensifikojn bashkpunimin
Prizren 17 qershor - Sot Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Naim Huruglica me bashkëpunëtor dhe Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Shqipërisë Fatmir Gjymishka me bashkëpunëtor zhvilluan një takim pune në Prizren.
Temat e takimit ishin bashkëpunimi doganor dypalësh, çështjet fiskale, inkurajimin e biznesit, dhe lehtësimin e procedurave doganore.
Gjatë takimit u diskutuan problemet e përbashkëta si dhe përpjekjet e dyanshme për të luftuar kontrabandën.
Në pjesën kryesore të takimit u diskutua intensifikimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ndërkufitar me qëllim të lehtësimit të qarkullimit tregtar në mes të dy vendeve si dhe tejkalimi i problemeve praktike.
Takimi u karakterizua në frymën e mirëkuptimit dhe u arrit pajtim i dyanshëm rreth temave të diskutuara.
Pas takimit Drejtori i përgjithshëm z. Huruglica tha: Shkëmbimet tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë janë në rritje e sipër prandaj është e nevojshme që dy administratat doganore të rrisin bashkëpunimin për ti ofruar tregtisë një ambient të përshtatshëm biznesi.