01 Janar 2025

Dogana zbulon rreth 1000 litra naftë kontabandë

Prishtinë, 27 shkurt - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka zbuluar sasi të derivateve të naftës në tentim kontrabandimi.

Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë patrullimit përgjatë magjistrales Prishtinë - Drenas në afërsi tek Kroni i Mbretit kanë ndalur një kamionetë për kontroll rutinore.

Gjate kontrollës doganierët kanë vërejtur të maskuar një rezervuar post-fabrikant të mbushur me derivate të naftës, për të cilat personi në fjale nuk  posedonte asnjë dëshmi mbi pagesën e detyrimeve importuese.

Në mungesë të kushteve për kontroll detale, pala sipas njoftimit të doganës është dërguar në terminalin Doganorë në Mitrovicë.

Pas kontrollit detal Oficerët Doganorë kanë bërë shkarkimin e derivateve të naftës të zbuluar në rezervuarin post-fabrikant të maskuar në kamionetë, në sasi afro 1000 litra.

E tërë sasia e Zbuluar e derivateve të naftës së bashku me kamionetën janë konfiskuar nga Oficerët Doganorë, ndërsa për palën në fjalë është iniciuar kundërvajtje Doganore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)