Dogana zbulon mbi 2000 copë fishek
Prishtinë, 31 tetor - Gjatë fundjavës oficerët doganor kanë në Vërmicë, gjatë një kontrolli kanë zbuluar 2191 copë fishek të kalibrit 7,62 mm.
Dogana gjatë kontrollimit të automjeteve të cilat hynin nga Republika e Shqipërisë, dogana ka selektuar një automjeti të llojit Ford me targa të Republikës së Kosovës i drejtuar nga një shtetas Kosovar.
Gjatë kontrollimit detal të automjetit të lartpërmendur, janë të fshehur në bagazh (te goma rezervë) 2191 copë municion të llojeve të ndryshme si vijon:
· 2079 copë fishek te kal. 7.62 mm dhe
· 112 copë fishek për pushkë luftarake M-48
Personi është arrestuar menjëherë, pas kompletimit të rasti personi i arrestuar si dhe lënda janë dorëzuar te Policia Kufitare për procedim të mëtejmë.
Vlen të theksohet se që nga fillimi i këtij viti oficerët doganor kanë parandaluar 14 raste tentim kontrabandimit të mallrave të ndaluara, respektivisht fishekëve. Sasia totale e zbuluar nga të gjitha këto raste është afro 8500 copë fishek të kalibrave të ndryshëm.