Dogana zbulon mallra kontrabandë në veri të Mitrovicës
Pas fillimit të kontrollës njësit e doganës kanë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara.
Në ketë aksion Dogana e Kosovës është përkrahur nga Policia e Kosovës dhe ATK. Biznesi i cili është kontrolluar ka qenë edhe më herët I dyshuar për veprën penale të kontrabandimit me mallra.
Operacioni sipas doganës ka shkuar në rregull dhe janë evidentuar të gjitha mallrat e dyshuara se janë te kontrabanduara.
Sasia e mallit të ndaluar: Lengje të gazuara mbi 9000 litra, pije alkoolike 1200 litra dhe cigare 150.000 copë apo mbi 8000 paketime.
Ndaj personave përgjegjës janë iniciuar kundërvajtjet si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.