27 Dhjetor 2024

Dogana zbulon barna gjatë tentim kontrabandimit

Prishtinë, 18 qershor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar një tentim të kontradandimit të mallrave, respektivisht të barnave.

Adriatik Stavileci zëdhënës i diganave ka  thënë se oficeret doganor gjatë patrullimeve rutinore kanë pas dyshime se një veturë e parkuar në një restorant në rajonin e Mitrovicës mund të ketë mallra të kontrabanduara.

Stavileci ka theksuar se në bashkëpunim edhe me policinë e Kosovës është bërë kontrollimi i veturës nga jashtë ku janë parë indikacione se vetura ka mallra në brendi të saj.

Pronari i veturës sipas tij nuk është arritur të gjendej, kështu që vetura është tërhequr dhe vendosur ne terminalin doganor të Mitrovicës.

Pas hapjes së veturës në terminalin doganore është bere kontrollimi i veturës dhe është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave.

Sasia e përgjithshme është si në vijim:

1. 6890 paketime x 30 tableta (lloji: Aspirin)

Vlera e këtyre mallrave ende nuk është përcaktuar, mallrat dhe automjeti janë konfiskuar, rasti në fjalë i është dorëzuar komisionit për kundërvajtje Doganore për procedure te mëtejme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)