Dogana, zbulohet alkool pa banderola
Prishtinë, 8 qershor - Vazhdon aksioni i Doganës së Kosovës për konfiskimin dhe parandalimin e tregtisë ilegale, konfiskohet një sasi e madhe e alkoolit.
Dogana e Kosovës është duke ndërmarre aksione të vazhdueshëm për kontrollin e tregut dhe konfiskimin e mallrave të dyshimta.
Gjate dy ditëve të fundit kemi ndërmarrë kontrolle në disa lokacione të ndryshme, për verifikimin e banderolave në pijet alkoolike dhe cigare.
Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës dhe Gjakovës, ku në ketë aksion njësite e Doganës kanë zbuluar sasi të pijeve alkoolike të llojeve të ndryshme, po ashtu edhe një sasi e cigareve.
Mallrat e zbuluara si pijet alkoolike gjithashtu edhe cigaret kryesisht ishin pa banderola, apo me banderola të vendeve fqinje por ka edhe prej atyre që dyshohen të jenë të falsifikuara, që nuk u dihej prejardhja.
Sasia: Alkool mbi 13,930 cope paketimesh te ndryshme.
E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar sipas Kodit të Doganës dhe akcizave, kurse hetimet mbi falsifikimin e banderolave dhe prodhimin e këtyre pijeve gjegjësisht mallrave të kontrabanduara janë duke vazhduar. Aksioni i tille është duke u zhvilluar në tërë territorin e Kosovës.
Dogana e Kosovës i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mos konsumojnë pije alkoolike pa banderola sepse përveç që shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosoves gjithashtu janë të prodhuara ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar.