Dogana vazhdon kontrollet kundër kontrabandës
Prishtinë, 26 gusht - Dje në orët e mëngjesit është organizuar operacioni me qellim te kontrollit te lokacioneve të dyshuara për posedim të produkteve të kontrabanduara në komunën e Ranilukut.
Njësitet e Doganës kanë kontrolluar detalisht tri lokacione për të cilat dyshoheshin për posedim dhe tregtim të mallrave kontrabandë. Në gjitha kontrollet e ushtruara janë gjetur mallra të cilat ishin kontrabanduar.
Në bodrumin e njërit prej lokaleve të kontrolluara, është hasur në një sasi të caktuar të Birrave dhe te Verave te pazhdoganuara, te cilat janë konfiskuar, po ashtu edhe një sasi te pijeve alkoolike Rakija te ndryshme te cilat gjithashtu janë konfiskuar nga lokali.
Gjithashtu në të gjitha lokacionet e kontrolluar janë gjetur cigare pa banderola, respektivisht cigare të kontrabanduar.
Gjithsejtë gjatë operacionit janë konfiskuar:
· Cigare pa banderolë: 4400 cp;
· Birra dhe pije alkoholike te ndryshme: 381.5 lit;
Të gjitha mallra janë konfiskuar, ndërsa ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra. Në këtë operacion kanë marr pjesë edhe njësitë e EULEXIT të cilët kanë monitoruar operacionin.
Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të vazhdojë me zbatimin e planit operativ kundër kontrabandës dhe parandalimin e çdo lloj veprimtarie të paligjshme e cila paraqitet si formë e tregtisë së palejuar.