04 Janar 2025

Dogana turke e gatshme të përkrahin doganën e Kosovës

Prishtinë 8 mars -  Dogana e Kosovës në krye me Lulzim Rafunën sot ka pritur një delegacion të udhëhequr nga Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Turqisë  Cenap AŞCI me bashkëpunëtorë. Takim është mbajtur në frymën vëllazërore ku për të gjitha pikat e diskutimit është arritur një pajtueshmëri dhe mirëkuptim.

Gjatë takimit u diskutuan temat e ndryshme si në vijim:

Implementimi  i marrëveshjes bilaterale për asistencën e ndërsjellët
Shkëmbimet e statistikave tregtare Bashkëpunimi në anëtarësimin e Doganës së Kosovës në Organizatat ndërkombëtare
Bashkëpunimi në fushën e trajnimeve

Pas takimit Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës theksoi “Fillimisht më lejoni të falënderojë për ndihmën dhe përkrahjen që Dogana dhe shteti Turk kanë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën, takimin e sotëm biseduam për shumë tema të bashkëpunimi duke filluar nga trajnimet e deri tek fusha e luftimit të evazionit fiskal”

Derisa nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm i Doganës turke z. Cenap AŞCI tha “Dogana dhe shteti turk gjithmonë janë të gatshëm të përkrahin institucionet e Kosovës, ne do të ndihmojmë Doganën e Kosovës edhe në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”.

Dogana e Kosovës ka marrëveshje me Doganën turke dhe bashkëpunon në shumë fusha.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)