23 Dhjetor 2024

Dogana shkatërron mallrat te falsifikuara

Prishtinë 28 shtator - Dogana e Kosovës ka bërë shkatërrimin e mallrave të falsifikuara (topa sporti) të markës tregtare "Nike".

Me kërkesën e bartësit të së drejtës, në Degën doganore të Vërmicës janë shkatërruar mallrat  (topa sporti) të markës tregtare "Nike", të konfiskuara nga Dogana e Kosovës, për të cilat është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
 
Sasia e mallit që iu nënshtruar shkatërrimit është 600 copë dhe me vlerë rreth 1500 euro.

Dogana e Kosovës me anë të kësaj komunikate, prapë njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në Doganën e Kosovës për aplikimin e kërkesës për veprim, me qëllim që të mbrohet biznesi i tyre legal nga konkurrenca e pandershme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)