23 Dhjetor 2024

Dogana shkatërron mallra të falsifikuara

Prishtinë, 16 shkurt - Dogana e Kosovës ka njoftuar se vazhdon me shkatërrimin e mallrave të falsifikuara. Sot ne Degën Doganore Hani Elezit, është bërë shkatërrimi i mallit të një marke tregtare për te cilën është konstatuar se shkel të drejtën e pronësisë intelektuale.

Bazuar në dispozitat ligjore 03/L-170/2009 Masat Doganore  për Mbrojtje të të Drejtës së Pronësisë Intelektuale, Dogana e Kosovës ndërmerr veprime të tilla në prezencën e importuesit të mallit dhe përfaqësuesit ligjor të Kompanive te Autorizuara nga bartësit e të drejtës së markave tregtare.

Lloji i mallit të shkatërruar sipas doganes është kopjim nga marka botërore “ABERCROMB & FITCH”. Mallrat e shkatërruara  ishin të falsifikuara dhe si të tilla i nënshtrohen shkatërrimit. Këto mallra janë konfiskuar gjatë tentim importit, pas verifikimit nga ana jonë dhe e kompanisë që ka të drejtat e pronësisë është vërtetuar se janë kopjuar. 

Dogana e Kosovës inkurajon të gjitha kompanitë të cilët importojnë mallra origjinale të aplikojnë në Doganën e Kosovës për mbrojtjen e markave tregtare të tyre ashtu që ne të ndërmarrim masat doganore për mbrojtjen.

Kurse dogana paralajmëron kompanitë të cilat importojë mallra të falsifikuara se këto lloj mallra mund t’i nënshtrohen konfiskimit dhe shkatërrimit nëse vërtetohen se shkelin të drejtën e Pronësisë Intelektuale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)