Dogana sekuestron aparatet për lojëra të fatit

Prishtinë, 9 qershor - Njësit e Doganës gjate kontrollit të subjekteve që operojnë me lojëra fati, në qytezën e Shtimes kanë dyshuar se në një lokal operohet pa licence dhe ka aparate për lojëra të fatit pa licensa.
Pas hyrjes në lokal, zyrtarët doganore kanë vërejtur se ngjitur me lokalin ekziston edhe një hapësirë e dyshimte e mbyllur me muri gipsi (knauf), me insistimin dhe devotshmërinë e oficerëve u arrit të hiqet një pjesë e murit ku edhe janë gjetur 4 aparate të pa licencuar.
Aparatet janë konfiskuar dhe ndaj personit është iniciuar procedurë kundërvajtëse.
Kontrollet e rrepta në tërë territorin e Kosovës shtyjnë individë të caktuar në përdorimin e metodave të ndryshme për tiu shmangur pagesës se taksave dhe kontrollit nga Dogana e Kosovës, derisa edhe një herë u dëshmua profesionalizmi i zyrtareve doganor në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve ligjore.