Dogana rriti numrin e zbulimeve të kundërvajtjeve për 47% për lojërat e fatit
Prishtinë, 20 prill - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur së në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësit e doganës që nga fillimi i vitit kanë rritur kontrollet duke rritur numrin e zbulimeve të aktiviteteve ilegale për 47% më shumë se vitin e kaluar.
Si rrjedhojë e kontrolleve të shtuara dhe rritjen e zbulimeve, kundërvajtje doganore tek lojërat e fatit deri tani kanë arritur ne 75 raste, apo 47% me shumë se tremujori i 2017 kurse kemi pasur edhe një mori aparate të konfiskuara, respektivisht 129 copë, apo 69% me shume se në 2017. Gjithashtu janë konfiskuar edhe pajisje të tjera si shtëpiza, printer, TV apo 132 copë, pra 59% me shumë se 2017.
Rritja e aksioneve ka rritur edhe vlerën e mallrave të konfiskuara në 154,700.35 € si dhe të aktvendimet me gjobë për kompanitë që operojnë me baste pa licencë në 39 raste ku vlera e gjobave te shqiptuara ka arritur në 65,552.00 €.
Pra ulja e aktiviteteve ilegale si rezultat i punës së doganës ka ndikuar që bizneset legjitime të kësaj fushe të rrisin pagesat e taksave për 49% pra kemi të inkasuar 3,7 milion euro nga ky sektor.