Dogana ri-destininon trafikun komercial përmes Gllobuqicës
Prishtinë, 9 maj - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë te ditur sot ka përfunduar të gjitha përgatitjet për funksionalizimin e pikë kalimit kufitar të Glloboqicës ashtu që të mundësohet kalimi i ngarkesave komerciale me mallra, ku deri tek ky ri-destinim i dërgesave komerciale nëpërmjet pikë kalimit kufitar të Gllloboqicës ka ardhur si rezultat vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës për mbylljen e segmentit të rrugës Hani Elezit - Kaçanik.
Pikë kalimi kufitar i Glloboqicës ka qenë i hapur për trafik të udhëtarëve derisa tani përkohësisht do të mundësohet edhe trafiku komercial, deri në një vendim tjetër nga Ministria e Infrastrukturës lidhur me segmentin e rrugës Kaçanik - Hani i Elezit.
"Duke marr parasysh se edhe nga ana maqedonase ky pikë kalim ka qenë i lejuar vetëm për udhëtar e jo për mallra komerciale, jemi duke pritur edhe konfirmimin nga pala maqedone për funksionalizimin komercial të kësaj pike dhe lejimin e dërgesave komerciale ne import, eksport dhe transit përmes pikë kalimit kufitar Glloboqicë."
"Deri ne marrjen e vendimit nga pala maqedonase ky pikë-kalim nuk mund te funksionalizohet, për çka po presim një përgjigje nga pala maqedonase që gjatë ditës se sotme të behet funksionalizimi", ka bërë të ditur Dogana.