22 Dhjetor 2024

Dogana parandalon raste të tentim kontrabandimit

Prishtinë, 30 prill - Gjatë tri ditëve të fundit njësitet e doganës, oficeret doganor kane    parandaluar 17 raste të ndryshme të tentim kontrabandimit nëpër vendkalimet e ndryshme kufitare.

Në degën doganore në Hanin e Elezit oficerët doganor parandaluan disa raste te tentim kontrabandimi te mallrave te ndryshme, pajisje stomatologjike, kamera dhe pajisje per alarm shtëpiak, afer 150 litra derivate te naftes, te gjitha keto raste u zbuluan ne tentim te shmangies se taksave Doganore.

Ne rajonin e Dukagjinit, saktësisht ne Degen Doganore Peja  oficerët doganor  kane zbuluar sasi te madhe te letres per shtypje te fletoreve, ne vlere shume te larte, personi ne fjale nuk posedonte numer te sakt tarifor.

Ne Mitrovice u zbuluan disa raste ne tentim kontrabandim te derivateve te naftes ne sasi rreth 800 L. Perderisa në Prishtine njësitet antikontraband zbuluan dy raste tentim te shmangies se taksave doganore me mallra të vlerës së ulët. Po ashtu edhe ne rajonin e Vermices u konfiskuan sasi te pajisjeve per kompjuter.

Te gjitha mallerat e zbuluara jane konfiskuar, dhe do ti nënshtrohen procedures per kundërvajtje Doganore. Kundervajtjet e larte cekura demshmojne përkushtimin e punes se oficereve doganor.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)