22 Dhjetor 2024

Dogana parandalon kontrabandimin e pajisjeve mjekësore

Hani i Elezit, 1 shtator - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur së njësit e doganës kanë parandaluar tentim kontrabandën me pajisje medicinale.  

Në pike kalimin kufitar të Hanit të Elezit oficerët doganor kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga një shtetas i huaj.

Oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në vijën e dytë, dhe gjatë kontrollës në pjesë të ndryshme në brendi te veturës, të mbuluara me veshje janë zbuluar pajisje medicinale gastrike së bashku me disa medikamente përcjellëse.

Malli i ndaluar është si vijon: Endo Grasper – GRASPER, Endoskopi _ MEDBAR – 14 pce, SERECAL REF 5007 3ml (pluhur) – 5, SERACONTROL REF 501 5ml – 5, SEVORANE lang inhalimi 250ml – 3, Iinstrumente 3 PCE – G-FLEX, PROTROMBINE TIME, ASSAY KIT (MEDSIL) ½ - 2 PCE Intragastric Ballon – 3 (Medsil) dhe Regular Platform Implant  (Prosthetic) – 20 Pce (Mode Implant)
 
Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe pala është futur në procedurë kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)