Dogana parandalon kontrabandën në tri raste të ndara
Prishtinë, 17 mars - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se njësit e doganës kanë arritur të parandalojnë kontrabandën në tri raste të ndara, fillimisht Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik –Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesë në kontrollin e një Barnatore në Pejë, ku edhe është gjetur një hapësire në pjesën e fundit të subjektit e punuar posaçërisht per fshehjen e barnave të kontrabanduara.
Asnjë nga barnat e gjetura ne ketë hapësirë të fshehur nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu një plan veprimi i implementuar në pike kalimin e Hanit të Elezit ka zbuluar dy tentim kontrbandime.
Në rastin e parë në një automjet udhëtaresh në një hapësirë të fshehtë post-fabrikante janë gjetur 45 telefona celular.
Ne rastin e dyte ne nje Autobus Udhëtaresh është gjetur një sasi e konsiderueshme e Produkteve Farmaceutike / Hormone per Stimulim te Fekondimit Artificial.
Në të tri raste mallrat janë konfiskuar si dhe ka vazhduar procedura kundërvajtëse. Dogana fton qytetarët që të lajmërojmë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes linjave tona të komunikimit pa pagesë 080050095.