07 Janar 2025

Dogana parandalon kontrabandën në Jarinje

Jarinje 21 shtator - Oficerët e Doganës së Kosovës kanë arritur që parandalojnë kontrabandimin e mallrave në pikëkalimin kufitar të Jarinjes. Në dy raste të ndara, oficerët doganor kanë parandaluar kontrabandimin e marrësve satelitor si dhe produkteve kozmetike.

Në rastin e parë, oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në një automjet i cili vinte nga drejtimi i Serbisë ku pas ushtrimit të kontrollit janë gjetur 11 paketime me kozmetik ku gjithashtu është gjetur edhe fatura origjinale e dërguesit të mallrave. Vlera faturale e këtyre mallrave ishte afër 2000 euro.

Derisa në rastin e dytë po ashtu në një automjet që vinte nga Serbia janë gjetur marrëse digjital satelitor të cilët pala ka dështuar ti deklaronte dhe si qëllim final kishte kontrabandimin e tyre. Vlera e tyre kalon 1500 euro. 

Oficerët doganor kanë konfiskuar mallrat në të dy rastet pasi kundërvajtësit kanë shkaktuar kundërvajtje doganore sipas Nenit 250.  pika 3, të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)