Dogana parandalon kontrabanden në dy raste të ndara
Prishtinë, 9 shtator - Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se oficerët doganor kanë parandaluar dy raste të tentim kontrabandës, ku janë kapur mallra ushqimore dhe telefona mobil.
Ne magjistralen Kaqanik - Ferizaj, njësitet antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontrolle, mirëpo ai nuk i është bindur urdhërave për tu ndaluar dhe ka tentuar për tu larguar, mirëpo oficeret doganor kanë arritur që ta ndalojne automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg Mjalt industriale e kontrabanduar në Kosovë. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.
Derisa në rastin e dytë zyrtarët e Doganës së Kosovës kane kryer një kontrollë në nje dyqan / Mobil Shop dhe me kete rast jane gjetur 39 Telefona Smart pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë. Telefonat e kontrabanduar jane sekuestruar dhe ndaj kompanise jane inicuar procedurat kundervajtjëse.
Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.
​