20 Prill 2025

Dogana parandalon kontrabandën e barnave në rajonin e Gjilanit

Gjilan, 17 nëntor - Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndaluar në qytetin e Gjilanit një automjet të dyshimtë të llojit VW Jeta me targa te Kosovës.

Në këtë automjet janë gjetur një sasi e madhe e barnave - 8 pako nga Serbia, pa dokumentacion dhe pa banderola te Republikës se Kosovës.

Barnat dhe vetura jane konfiskuar nga Dogana, derisa vozitësi i veturës pas konsultimeve paraprake me prokurorin kompetent është dërguar në mbatje me urdhër të prokurorit.

Dogana e Kosoves, duke përdorë te gjitha mjetet ne dispozicion, me  përkrahjen e institucioneve tjera dhe ndihmën e publikut, mbetet e përkushtuar si gjithmonë, per te luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën dhe fton te gjithë qytetaret qe te raportojnë çdo aktivitet te dyshimtë ne mjediset ku jetojnë, ne mënyrë qe se bashku te ndalojmë çdo dukuri negative ne shoqëri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)